Eshtrat e ushtarëve grekë në Dragot, Tare: Vendi jonë si respekton të renët e saj siç bën pala greke

  • 6 years ago
Pas gërmimeve për zbulimin e eshtrave të ushtarëve grek në Dragot të Tepelenës, është i ftuar në Report Tv studiuese Auron Tare.

Tare ka thënë se varrezat greke nuk duhet të përdoren nga politika e fqinjit jugor për të krijuar probleme më vonë.

Intervista e plotë:

Respektimi i të rënëve të luftës bëhet në çdo shtet por ndryshon pak situata me Greqinë sepse mund të përdoret edhe për qëllime politike. Ata janë ushtar të rënë në luftën italo-greke gjatë Luftës së Dytë Botërore. Nuk mund të them se Greqia mund të ketë prapavijë politike por të marri atë që meriton, të rënët e luftës janë tërhequr nga ushtria Italiane ndërsa ajo greke ka vendosur ti lëri në Shqipëri.

Ne duhet ta shikojmë problemin te vetja jonë, më kujtohet shkrimi i Peto Markos i cili thotë se varrezat e ushtarëve Italian mirëmbaheshin ndërsa ato të shqiptarëve ishin mbuluar nga bari.

Varret e ushtarakëve janë vende historike, mendoj se duhet të ketë dy muze në jug të Shqipërisë, kjo do tu mësonte fëmijëve dhe turistëve historinë. Ato ushtri kanë qenë kalimtare, ashtu siç ka qenë para 200 vjetësh përleshja midis romakëve dhe maqedonasve, pikërisht në grykën e Këlcyrës.

Recommended