"Diagnozë" - E dinit që Mariza Ikonomi donte të bëhej doktoreshë?

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Këngëtarja e njohur, Mariza Ikonomi është ndër personazhet më të pëlqyer për muzikën prej vitesh.

Ndryshe nga herët e tjera, ajo ka dhënë një intervistë për ?Diagnozë? me Freskida Milotin në lidhje me shëndetin dhe marrëdhënien që ka me mjekësinë.

Askush nuk e dinte, por një prej ëndrrave të saj kur ka qenë fëmijë ishte të bëhej doktoreshë pasi adhuronte gjithcka rreth mjekësisë.

?Unë mbaj mend kur kam qenë e vogël, mamaja ime ka patur një profesion laborante. Mbaj mend që shpesh herë shkoja në spital tek ajo dhe mrekullohesha tek mikroskopi. Shpesh herë e merrja si lojë por më bënte kaq përshtypje gjithcka, në momentin kur vija syrin, mënyrën se si zvogëlohej, zmadhohej. Unë e merrja si lojë por ishte një moment që me zor e prisja, kur shkoja në spital, kur shkoja tek mamaja. Më pëlqejnë përparëset e bardha, më pëlqenin pacientët. Gjithmonë e kam pasur ëndërr, aq më tepër ne fëmijët: Gjithmonë do bëhem doktoreshë kur të rritem. Kjo ka qenë një ndër ëndrrat e mia. Bëja këto recetat, sa fletore kam harxhuar, këto emrat mbiemrat,? ? tha Mariza.

Këngëtarja tregoi se është e vetmja gjë për të cilën shqetësohet më shumë se për muzikën prandaj bën kontrolle të vazhdueshme.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/article/diagnoze-3

Recommended