Ahmetaj: Hyrja në treg e një aeroporti të ri do bëj të mundur heqjen e monopolit në këtë sektor

  • 6 years ago
Debati për projektligjin për Aeroportin e Vlorës është zhvendosur tek Komisioni i Ekonomisë, ku të pranishëm janë ministri Ahmetaj dhe Gjiknuri për të raportuar për këtë projektligj, i cili të enjten do të hidhet për votim në Parlament.

Ministri Gjiknuri pas raportimit në Komisionin e Ligjeve ku PD dhe LSI votuan kundër këtij projektligj në parim ka thënë në komisionin e Ekonomisë se, ?kërkojmë nga kuvendi autorizim për negociata me një konsorcium turk për ndërtimin e një aeroporti tjetër. Vendi ka nevojë për një aeroport të të dytë ndërkombëtar?.

Gjithashtu ministri Ahmetaj ka thënë se aeroporti i Vlorës do të heq monopolin dhe do të sjellë konkurrencë. ?Synohen 600 mijë pasagjerë në tre vitet e para?.

?Eksperienca me aeroportin e Rinasit jo shumë e mirë, na ka mësuar si të negociojmë për aeroportin e ri në Vlorë. Vetëm 2.5 mln dollarë do të jetë kostoja e paguar nga shteti?, tha Ahmetaj.

Recommended