Zv/Ministrja e Arsimit Besa Shahini flet në Rreze Dielli për risnë e 1 lënde mësimore në 90 min

  • 6 years ago
Vetëm pak ditë më parë Ministria e Arsimit ka marrë vendimin për të përgjysmuar lëndët në shkolla dhe për të dyfishuar kohën e zhvillimit të tyre. Ky vendim i cili ka hapur shumë debat do të fillojë të implementohet nesër në të gjitha shkollat 9-vjeçare dhe të mesme në të gjithë vendin.

E ftuar për këtë çështje në emisionin Rreze Dielli, zëvendës-ministrja e Arsimit Besa Shahini tregon se nuk ka ndryshime në sistem, por vetëm 1 riorganizim të orarit ku do të zhvillohen 2 orë njëra pas tjetrës të së njëjtës lëndë. Sipas zëvendës-ministres ky vendim është përkrahur nga Këshilli i Prindërve dhe Këshilli Kombëtar i Arsimit Parauniversitar.
E pyetur se pse ky ndryshim është bërë në mes të vitit shkollor, zëvendësministrja Shahini përgjigjet se sugjerimi për këtë ndryshim tani ka ardhur. Ajo pohon gjithashtu se para marrjes së vendimit është bërë 1 sondazh me 13 mijë mësues ku 75 % e tyre kanë qenë plotësisht dakord, 25 % kanë qenë në dilemë, ndërsa 5% nuk kanë qenë dakord.

Recommended