Ora News - Punimësimi i Infermierëve, nga 420 vende vakante aplikojnë mbi 3400 persona
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Janë mbyllur aplikimet për punësimin e infermierëve dhe fizioterapistëve. Nga 420 vende të shpalluar vakantë nga qeveria, kanë aplikuar mbi 3 mijë e 400 persona. Është hera e parë që punësimi i bluzave të bardha bëhet përmes portalit, praktikë kjo e ndjekur për mësuesit.
Tre javë nga hapja e aplikimeve për 420 vende të lira punë si infermierë, fizioterapistë dhe teknikë imazherie në Q.SH dhe Spitale kanë aplikuar 3443. Aplikimet janë mbyllur dhe për autoritetet shëndetësore rekordi i aplikimeve lidhet me besueshmërinë e punësimit përmes portalit.
Mira Rakacolli: Besueshmërinë që kanë njerëzit për transparencën dhe për mënyrën si ata do të zgjidhen.
Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha se në fazën e dytë do të bëhet shqyrtimi i dokumentacionit më pas do të shpallen publikisht datat dhe vendi i testimit.
Mira Rakacolli: Komisioni i përzgjedhur nga burimet njerëzore po punon për verifikimin e dokumentave që janë ngarkuar në portal dhe më pas verifikimit do të kalohet në procesin e testimit të njohurive teknike, që kanë të bëjnë me profesionin.
Autoritetet shëndetësore bëjnë të ditur se çdo vend i ri pune do të shpallet në këtë platformën infermierëtpërshqipërinë.al.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/punesimi-i-infermiereve

Category
📺
TV