'360 gradë' - Antitepsia: "Po çfarë po zien kusia?"

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Konferenca Kombëtare e kryeminsitrit Rama në lidhje me ?Operacionin AntiTepsia?, për thjeshtimin e procedurave burokratike dhe zero korrupsionin në lidhje me administratën.

Pyetja shtrohet se përse një operacion i tillë, mbiquhet si ?Antitepsia??

Është kjo një jehonë e rastësishme që lidhet më fushatën zgjedhore të Qershorit 2017, kur termi ?tepsija për skrap?, u shtjellua nga Rama, për të ftuar zgjedhësit që të mos votonin kryesisht LSI, që kishte të ashtuquajturën ?filozofi të Tepsisë?, e që domethënë ndarjen e llokmave në pushtet.

Dyshimi i arësyeshëm, të çon në pikëpyetjen tjetër: Antitepsia, mos është në të vërtetë një ftesë për të spastruar administratën nga të gjithë ata që nuk kanë teserën e Partisë Socialiste?

Në Konferencën e djeshme, Kryeministri tha ndër të tjera se: ?Portali i posaçëm? dhe zgjidhja e problemeve, është pasojë e Votës së 25 qershorit që e çoi tepsinë për skrap? e të tjera si këto.

Emisioni ? AntiTepsia: ?Por çfarë po zien kusia??, mundohet të sqarojë opinionin publik, nëse do të ketë apo jo një operacion ?fshesa?, në administratën shqiptare.

Të ftuar:

1. Senida Mesi ? zv/kryeministre
2. Petrit Vasili ? kryetar i Grupit parlamentar i Lsi
3. Denis Dyrnjaja ? gazetar
4. Bledian Koka ? gazetar


Për më shumë lexoni në:

http://www.oranews.tv/emisionet/360grade/antitepsia-po-cfare-po-zien-kusia