Ora News - Eksportuesit japin alarmin: Nga rënia e euros kemi humbje 60 mln euro në vit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Alban Zusi, kryetar i Shoqatës së Eksportuesve i ftuar në "Ekopolitikë" nga Aurora Sulçe në Ora News, thotë se një zhvleftësim i mëtejshëm i euros do të ndikonte në humbje të tjera për prodhuesit, duke theksuar se zhvleftësimi i monedhës evropiane ka ndikuar në humbjen e 60 milionë eurove.

Zusi: Ne duam të dimë se cili do të jetë impakti i de-euroizimit, sepse ne duam të dimë qoftë si biznese importuese, qoftë edhe prodhuese vendase, sepse nuk preken vetëm importuesit, ne duam të dimë se kjo ndërhyrje në trego do të ndikojë në zhvleftësimin e euros? Sepse me zhvleftësimin e euros, absolutisht kjo ndërmarrje duhet frenuar për t'u bërë bilanci.

Bizneset eksportuese, në qoftë se euro do të zhvleftësohet me 2% kundrejt lekut, supozojmë se ka një biznes me fitim prej 15% të ardhur neto, 2% në xhiron totale mbi 15%-n e fitimit, është një i barabartë me një tatim të ri mbi fitimit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/eksportuesit-japin-alarmin-nga-renia-e-euros-kemi-humbje-60-mln-euro-ne-vit