Ora News - Raporti i qeverisë për integrimin: Vettingu deçiziv, me opozitën dialog konstruktiv

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qeveria shqiptare, në raportin për vitin 2017 mbi ecurinë e integrimit në Bashkimin Evropian, këmbëngul se janë bërë hapa të rëndësishëm ndërsa beson në çeljen e negociatave. Drejtësia është kryereforma ku qeveria shqiptare var shprsën me të madhe se BE mund të marrë një vendim pozitiv për vendin tonë.

"Një hap kyç në këtë drejtim është Reforma në Drejtësi, e cila është një nga reformat më të thella që është ndërmarrë ndonjëherë në vendet kandidate për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Ecja e shpejtë në plotësimin e hapave të Reformës në Drejtësi, rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve, plotësimi i Reformës në Drejtësi me masa shtesë si vettingu i trupës policore, janë vendimtare për hapjen e negociatave të anëtarësimit"

Raporti vlerëson periudhën shtator 2016-shtator 2017, ndërsa në të thuhet se mazhoranca dhe opozita kanë dialog konstruktiv për çështjet e anëtarësimit. Në mënyrë të veçantë përmendet marrëveshja e 18 majit mes kryetarit të PD Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama.

"Shumica qeverisëse është e përkushtuar për të bërë çdo përpjekje për të siguruar një dialog politik konstruktiv dhe për të ecur më tej mbi bazat e konsensusit politik që ekziston sa i përket integrimit evropian, në mënyrë që të vijojë ndjekjen e axhendës së reformave në një frymë kompromisi dhe bashkëpunimi. Shprehje e qartë e këtij përkushtimi ishte marrëveshja e 18 majit 2017, e cila i dha fund bojkotit të Parlamentit nga opozita dhe përmirësoi klimën politike. Marrëveshja kontribuoi në zhvillimin e qetë të zgjedhjeve parlamentare në qershor 2017, me një proces elektoral gjithëpërfshirës dhe një fushatë më pak të polarizuar"

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/raporti-i-qeverise-integrimin-vettingu-deciziv-me-opoziten-dialog-konstruktiv

Recommended