Jo vetem mode/ Çfare e mban peng miqesine mes Rita Ores dhe Dua Lipes (24.02.2018)

  • 6 years ago
Njëra shkëlqeu më performancën e saj në skenë. Kurse tjetra tjetra triumfoi me dy çmime. Por askush prej të dyjave nuk u kujtua të urojë tjëtrën për suksesin.
Dua Lipa dhe Rita Ora na zbardhën faqen në Brit Awards. Shqiptaret e talentuara kryesuan mbrëmjen më të rëndësishme muzikore në Britaninë e Madhe, por hatërmbetja që përflitet prej kohësh duket se vazhdon ti shoqërojë. Javën e shkuar përpara ceremonisë Brit Aëord përplasja mes Dua Lipës dhe Rita Orës kaloi në një tjetër nivel.
Këtë herë haptazi Dua nuk e kurseu ironinë për veshjee Rita Orës në 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, ndërsa kjo e fundit menjëherë publikoi listën e këngëtarëve më të dëgjuar duke fshirë nga lista emrin e patriotes. Këto veprime mes vajzash të cilat synojnë të kapin majën e biznesit do të dukeshin normale, por mesa duket nuk është ky rasti. Është e qartë tashmë që mes dy yjeve me origjinë shqiptare nuk ekziston një raport miqësor. Vetëm vitin e kaluar janë të paktën dy herë që Dua Lipa dhe Rita Ora ndanë të njëjtën skenë dhe nuk pati një takim mes tyre as nëpër korridore, as këtë herë në Brit Aëord këngëtaret nuk u takuan edhe pse patën rastin të ishin më pranë se kurrë fizikisht.
Duke iu rikthyer edhe një herë marrëdhënies së krisur mes dyshes ?Jo vetëm modë? zbuloi se përplasja mes tyre daton disa vite më parë. Burime të besueshme për ?Jo vetëm modë? tregojnë se dikur Dua Lipa kishte kërkuar ndihmën e Ritës dhe ekzaktësisht të motrës së saj të madhe Elenës e cila njihet edhe si menaxherja e Ritës, refuzoi atë kohë të pranonte Duan në kompaninë që merret me zhvillimin dhe promovimin e karrierës së artistëve.
Dhe ky duket se është edhe motivi i vërtetë që mban në distancë shqiptaret e sukseshme. Nga ana tjetër duket se e njëjta arsye ka bashkuar Rita Orën me Bebe Rexhën të cilat së fundmi janë parë pranë njëra-tjetrës, pasi Bebe i është bashkuar prej një viti së njëjtës kompani ku bën pjesë edhe Rita Ora.

Recommended