Ora News - President kombëtar? Andoni: Gabim i panevojshëm i Ramës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Analisti Ben Andoni tha se deklarata e kryeminstrit Rama për President Kombëtar është një gabim që ai e bëri për shkak se nuk e njeh mirë protokollin.

I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Andoni tha se pavarësisht këtyre gabimeve, Rama në Beograd ka deklaruar qartë qëndrimin e Shqipërisë dhe realitetin kosovar.

Andoni: Fjalia e zotit Rama ishte një fjalim ekzotike. Rama nuk i njeh mirë protokollet është një faj personal dhe e njerëzve që e këshillojnë. Por ndërkohë Rama për hir të së vërtetës duke larguar të gjitha gjërat që thuhen ndaj tij ka bërë një akt shumë të madh për Kosovën. Ka artikuluar në momentin e vetëm kur i është dhënë një shtetari të pozicionit të tij, përballja me çështjen kosovare ai ka artikuluar me të drejtë në Beograd qëndrimin shqiptar dhe realitetin kosovar. Kjo për mendimin tim i hedh poshtë edhe papjekuritë e Ramës sa i përket pjesës diplomatike. Mendoj se është fryrë pak më tepër dhe i është dhënë një rëndësi pak më e madhe po themi një gabimi të panevojshëm të zotit Rama.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/president-kombetar-andoni-gabim-i-panevojshem-i-rames

Category

📺
TV

Recommended