Report TV - Tiranë, shërthen në flakë në ecje e sipër Smarti te Ura e Tabakëve

  • 6 years ago
TIRANE - Një automjet tip "Smart" është përfshirë nga flakët sot në Tiranë. Makina është djegur pranë "Urës së Tabakëve", ndërsa shkak mendohet të ketë qenë një defekt teknik i automjetit.

Për neutralizimin e flakëve është dashur ndërhyrja e zjarrfikëseve, ndërsa për disa minuta është bllokuar edhe qarkullimi i automjeteve. Nuk raportohet për persona të lënduar nga ky incident.

Recommended