Industria e riciklimit: Po falimentojmë! - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Industria e riciklimit nga kufijtë e mbijetesës po shkon drejt falimentit.



Sikur të mos mjaftonin koncesionet e inceneratoreve, Inspektorati i Mjedisit ka pezulluar lejen mjedisore për afro 100 subjekte grumbulluese qe operojnë ne vend.



Sipas Ministrisë se Mjedisit subjektet nuk kane respektuar kriteret e lejes, por bizneset thonë se ky aksion represiv është i pajustifikueshëm.



Sipërmarrësit e këtij sektori shkojnë më tej kur thonë se pezullimi i lejeve është bere pa u kontrolluar më parë, ndërsa janë njoftuar elektronikisht për ketë vendim. Kjo sjellje ne grup e ministrisë, sipas bizneseve, ngre dyshimet se një koncesion i ri mund të lind ne ketë sektor, duke asgjësuar subjektet aktive ne treg.



Bizneset e fushës kërkojnë dialog me qeverinë për gjetjen e një zgjidhjeje, ne të kundërt, ata do t?i drejtohen Gjykatës Administrative për ketë bllokim të aktivitetit.

Recommended