Ora News - Basha: Ekonomia në rënie, politika fiskale dështoi

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pasi lexoi gjithë investimet e huaja në të gjithë vendet e Ballkanit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha në Forumin e Lirisë Ekonomike se i vetmi vend ku nuk ka investime të huaja apo vendase, është Shqipëria. Basha tha se sistemi fiskal ka dështuar dhe ekonomia shqiptare është në rënie sipas të gjtiha raporteve

Lulzim Basha: "Nuk ka patur asnjë investim të ri të huaj në 5 vite. Më tregoni një investim publik që ka bërë qeveria në këto 5 vite. Më tregoni 1km rrugë të re. Kemi taksën progresive, të ashtuquajtur progresive, që po i merr frymën ekonomisë, por nuk kemi asnjë rritje të ardhurash. Politika fiskale, që është një katastrofë totale dhe po bëhet akoma më rënduese për biznesin tani që planifikohet nisja e tvsh-së për biznesin e vogël. Nuk ka treg të lirë me 5 operatorë të fuqishëm në treg që bëjnë çdo aktivitet ekonomik të vendit"

Për të zgjidhur këtë problematikë në ekonomi, Basha propozoi sërish të njëjtat politika me të cilat doli para shqiptarëve në zgjedhjet e 25 qershorit të vitit të kaluar

Lulzim Basha:"Çlirimi nga të gjitha shtrembërimet e krijuara nga ndërhyrja qeveritare fillon nga ndalimi i krijimit të monopoleve nga shteti me ligj. Aty ku punohet, aty ku derdhet djersë, aty ku krijohet, aty ku krijon vende pune, aty ku lëviz kapitali, taksidari duhet të ndalohet me ligj. Sistemi ynë fiskal është sistem i drejtë. Taksa e sheshtë: kush punon më shumë, fiton më shumë. Duhet t'i rikthehemi investimeve në infrastrukturë që përmirësojnë rrjetin e transportit, teknologjinë e informacionit, ulin kostot e të bërit biznes."

Për më shumë lexoni në:http://oranews.tv/article/basha-ekonomia-ne-renie-politika-fiskale-deshtoi

Recommended