Jo vetem mode/ Flet nena e kengetares: Si e pritem suksesin e Çiljetes  (10.03.2018)

  • 6 years ago
Në vitet 2000 këngëtarja Çiljeta Xhilaga ishte personazhi që me tiparet e theksuara, format e bollshme dhe performancat ekstravagante u kthye në objekt diskutimesh kudo. Gazetat ishin të mbushura me artikuj për të dhe këto reagime nuk janë kaluar aspak lehtë për familjen e saj.
Në një intervistë për ?Jo vëtëm modë? nëna e Çiljetës, Majlinda kujtoi vitet kur vajza e saj ishte në kulmin e karrierës dhe gjithkush fliste për të.
?Shumë gjëra që i shkruanin gazetat atëherë nuk ekzistonin fare. Fakti që e përshkruanin Çiljetën si vajzë me trup të rregullt apo me gjoks të madh na ka bërë të mbajmë goxha llafe në kurriz kot. Megjithatë më vonë u mësuam me këtë gjë dhe e dinim që vajza jonë ishte shumë e rregullt nga të gjitha anët. Unë di që Çiljetën e kam vajzë me këmbë në tokë, kështu ka qenë gjithmonë?,tha ...
Por 12 vite më parë kënga ?Dridhe? e shëndërroi Çiljetën në një fenomen, por si u prit teksti provokues nga familjarët e saj e rrëfen nëna e këngëtarës.
?Me Getoarin faktikisht na kanë marrë në telefon dhe ne marrim rrugën për Kosovë dhe shkojmë në studion e Getit edhe dëgjuam këngën: Qyqja Geto i thash, kemi ardh nga Tiranë në Prishtinë për të dëgjuar këto fjalë? Jo i thash, nuk do ta lejoj Çiljetën të këndojë.
Por ai mu kthye: pse të mos e bëjë? Është diçka e bukur, do bëjë bujë. Më pas vendosëm dhe e bëmë. Pasi doli kënga dhe u këndua tek Kënga Magjike e ndaluan dhe thanë se nuk ishte për atë koncert? tregoi nënëa e Çiljetës.
Por pavarësisht kritikave këngës askush nuk ia ndali rrugën e suksesit.

Recommended