Rudina/ Bojken Lako kujton nje nga keshillat e babait te tij Bujar Lako (12.03.2018)

  • 6 years ago
Bojken Lako është një nga kantautorët më të veçantë të muzikës shqiptare.
Inovativ, gjithmonë me atë nuhatjen ndryshe për të bërë muziukë dhe art, Lako prej vitesh tashmë i dhuron muzikë shiptare këngë unike, të cila ka vendosur ti sjellë në një konkert recital në muajin Maj. Por krahas këtij projketi, Lako përkujtoi edhe babain e tij aktorin e madh Bujar Lako.
?Unë jam shkëputur nga regjia, por mendoj se teatër mund të bëj shumë mirë teatër, por duhet të shkëputesh nga çdo gjë për ta bërë. Mbaj mend shfaqjen e vetme që kam punuar në teatër ?Ditë Vere? në vitin 1998. Kjo është shfaqja ku kam bashkëpunuar me babain tim dhe me profesor Robert Ndrenika, kam kujtime shumë të bukura. ?Paraja nuk është gjithçka? ka qenë një nga këshillat e tij që unë e mbaj mend. Në aspektin profesional më ka dhënë shumë këshilla, më orientonte? tha Lako.

Recommended