Bashkia e Lezhes: Arrestimi i Frrokajt per konsum politik

  • 6 years ago
Një ditë pas arrestimit të kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj dhe nënkryetarit Enver Hafizi, bashkia reagoi përmes nënkryetares Alfrida Marku duke thënë se mbetet shumë e shqetësuar sesi një hetim administrativ, i drejtë në thelbin e tij, u ndërtua dhe po përdoret për konsum publik dhe politik.

Sipas Markut, Bashkia e Lezhës dhe drejtuesit e saj nuk i kanë tagret ligjore dhe as te drejtat për të konsumuar veprën penale për të cilën kryetari dhe nënkryetari i saj janë akuzuar, ndaluar dhe kaluar në proces gjykimi.

Para komisariatit të Lezhës u mblodhën që prej mëngjesit familjarë të të arrestuarve, të cilët pritet të dalin për masë rivlerësimi të dielën.

Në kërkim për tjetërsimin e 253 mijë metrave katrorë toke në bregdetin e ?Ranës se Hedhun? janë edhe 11 persona të tjerë. Në pranga u vunë zyrtarë të bashkisë, qarkut dhe prefekturës së Lezhës, ndërsa po verifikohet edhe roli i disa personave të tjerë. Tjetërsimi i tokës sipas Prokurorisë ka ndodhur gjatë viteve 2016 dhe 2017.

Tv Klan

Recommended