Ora News - Ja në cilat akse duhet të mbani zinxhirë në Kukës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prej mbrëmjes së të enjtes, qarku i Kukësit është përfshirë nga reshje bore me intensitet mesatar në të gjitha pjesët e teritorit.

Lartësia e borës në tunelin Kalimashit ka arritur 35 cm, në Valbonë 1 metër e zona të tjera malore deri në 20 cm.

Në Kukës është 10 cm, në Bajram Curr 25 cm dhe në Krumë 8 cm. Akset rrugore nacionale që përshkojnë Qarkun e Kukësit janë nën fenomenin e prezencës së rënies së reshjeve të borës.

Të gjitha akset nacionale duke filluar nga Rruga e Kombit nuk kanë probleme në qarkullim dhe funksionojnë normalisht. Policia rrugore e patrullimit të autostradës ka ngritur postoblloqe në disa segmenete duke këshilluar drejtuesit e automjeteve dhe kontrolluar për pajisjet dimërore.

Me zinxhirë qarkullohet në segmente të veçantë si aksi Kolsh-Qaf-Shllak, aksi rrugor Ura e Zapodit-Shishtavec.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ja-ne-cilat-akse-duhet-te-mbani-zinxhire-ne-kukes

Recommended