Report TV - KPK ndërpret Vettingun edhe për 7 gjyqtarë e prokurorë

  • 6 years ago
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka pushuar procesin e rivlerësimit për 7 subjekte, të cilët më parë kanë dhënë dorëheqjet në detyrat përkatëse, duke i shpëtuar kështu procesit të Vettingut.

Bëhet fjalë për gjyqtarë, prokurorë dhe ndihmës ligjorë të gjykatës së Lartë, të cilët nuk do të kalojnë në filtrin e Vettingut, ku mes tyre spikat edhe emri i gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Mirela Fana.

Vendimi për 7 subjektet është marrë që më datë 23 mars, ndërsa ka e qenë e njëjta trupë gjykuese e komisionit e përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Roland Ilia dhe Xhensila Pine që ka vendosur ndërprerjen e rivlerësimit për ta.

Burime pranë KPK-s bënë me dije për Report tv se vendimi për ndërprerjen e Vttingut do të bëhet publik dhe për gjyqtarët e tjerë të dorëhequr para nisjes së këtij procesi.

Më herët KPK ka ndërprerë procesin e Vettingut edhe për ish kreun e prokurorisë së Përgjithshme Adriatik Llalla dhe ish anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imerajn. Pak ditë më parë KPK mori dhe vendimin e parë për shkarkimin e gjyqtarit kushtetues Fatos Lulaj nga detyra me argumentin se ky i fundit nuk justifikonte pasurinë.

Recommended