Ora News - Investimet në Komunën e Parisit, Veliaj: Zona po tjetërsohet

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Bashkisë së Tiranës informoi banorët e njësisë nr 5 se rrethrrotullimi në zonën e Komunës së Parisit është drejt përfundimit duke lehtësuar lëvizjen e banorëve dhe drejtuesve të automjeteve.

Veliaj dhe ministri i shtetit për diasporën Pandeli Majko mbollën pemë në kuadër të projektit të gjelbërimit të Tiranës.

Punimet në rrethrrotullimin e Komunës së Parisit janë duke përfunduar duke i lehtësuar drejtuesit e automjeteve lëvizjen si edhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore për banorët e zonës. Paralelisht me punimet, Bashkia e Tiranës po vijon në këtë zonë edhe me mbjellen e pemëve. Bashkë me Ministrin e Diasporës Pandeli Majko, kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se kjo zonë po transformohet plotësisht.

Nisma e Bashkisë së Tiranës për të shtuar gjelbërimin në kryeqytet nuk është vetëm një fushatë lokale, por asaj i janë bashkuar edhe qindra bashkatdhetarë nga diaspora, duke dhënë një kontribut të çmuar në dhurimin e pemëve.

Sipas statistikave të Bashkisë së Tiranës numri i pemëve të mbjella deri më tani ka shkuar në mbi 108 mijë dhe aksioni për mbjelljen do të vijojë deri më 22 prill.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/investimet-ne-komunen-e-parisit-veliaj-zona-po-tjetersohet

Recommended