Report TV - Java e tokës në Elbasan, Prefekti: Ndotja më e madhe në shtretërit e lumenjve

  • 6 years ago
Në kuadër të javës për mbrojtjen e tokës në Elbasan është zhvilluar një takim mes Prefektit të këtij qarku dhe me 7 kryetar të bashkive të qarkut Elbasan. Në këtë takim nuk kanë munguar replikat mes kryetarëve të bashkive dhe institucioneve me ndikim në ndotje dhe në mbrojtje të mjedisit.

Në prag të javës sensibilizuese të mbrojtjes së Tokës, kur do të nisë edhe aksioni kombëtar për pastrimin e territorit nga qeveria, Prefekti i qarkut të Elbasanit Maksim Malaj, mblodhi në një takim kryetarët e 7 bashkive, drejtues të institucioneve shtetërore dhe përfaqësues nga drejtoria vendore e policisë së qarkut. Prefekti Malaj tha:

Shqetësimi kryesor mbetet ndotja e shtretërve të lumenjve, Shkumbin dhe Devoll, por edhe të përrenjve, ndaj kërkoi marrjen e masave, pasi imazhi trishtues që lë ndotja ndikon negativisht edhe te sektori i turizmit.

Recommended