Ora News - Vetingu shkarkon gjyqtarin e dytë. Ikën dhe gjyqtari i Apelit Durrës, Besim Trezhnjeva

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Durrsit Besim Trezhnjevën

"Trupa gjykuese pasi mori në shqyrtim të gjithë dokumentacionin e dërguar nga institucionet e vlerësimit zhvilloi një procedurë të thellë hetimi administrativ në lidhje me vlerësimin e pasurisë, shqyrtoi parashtrimet e paraqitura nga përfaqësuesi ligjor i subjektit si dhe dëgjoi atë në seancë, cmon se bazuar në nenin 4 pika 2 të ligjit 84, 2016 rezultatet e hetimit vetëm për kriterin e pasurisë janë të mjaftueshme për rivlerësimin përfundimtar të subjektit, zotit Trezhnjeva. Në përfundim të procesit të rivlerësimit trupa gjykuese e përbërë nga Alma Faska kryesuese, Firdes Shuli, relatore, Roland Ilia anëtar vendosi të shkarkojë nga detyra Besim Trezhnjeva, gjyqtar pranë gjykatës së Apelit Durrës" lexoi vendimin kryesuesja Alma Faska informon Ora News.

Avokati Fatmir Brraka e quajti vendimin të padrejtë: Do të ankimojmë. "Duhej një hetim i thelluar"

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Durrësit ishte një nga kandidatët për Këshillin e Lartë Gjyqësor, Besim Trezhnjeva, ishtë gjyqtari i dytë i shkarkuar pas gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo. Ndërsa gjyqtarja Vitore Tusha kaloi me sukses këtë proces.

Nuk justifikoi pasurine 20 milione lekeshe

Në seancën e dëgjimit të 11 prillit, u bë me dije se KPK saj ka dalë në konkluzionin se Besim Trezhnjeva ka kryer deklarim të rremë të pasurisë. Ka mosdeklarim të të ardhurave dhe ka mungese te burimeve financiare të ligjshme. Sipas Komisionit vlera e pasurisë që nuk justifikohet nga gjyqari është mbi 20 milion lekë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/vetingu-shkarkon-gjyqtarin-e-dyte-besim-trezhnjeva

Recommended