Ora News siguron dokumentin, ja si propozohet të jetë statuti i ri i PD-së

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ora News siguron dokumentin politik të grupit politik të punës për statutin e ri të PD-së. Në draft specifikohen konceptet politike që duhet të avancohen me statutin e ri.

1. Per afrimin e vendimarrjes tek anëtarësia,në statusin e ri parashikohet:

-Aplikimi i praktikës së votimit "një anëtar një votë" edhe për drejtuesit e Grupseksioneve; Anëtarësia të zgjedhë jo vetëm kryetarin dhe sekretarin e seksionit por edhe kryetarin e Grupseksionit.

-Përfshirja e antarësisë në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë, ku propozohet që kandidaturat që plotësojnë kriteret të kalojnë në filtrin e votës së antarësisë përpara se institucionet qëndrore si Kryesia dhe Këshilli Kombëtar të marrin vendimin përfundimtar.

-Organet qëndrore, Kryesia dhe Këshilli Kombëtar të kenë mundësi të propozojnë kandidaturat e tyre alternativë për funksione që janë brenda kompetencës së tyre.

-Dhënia e kompetencave të qarta dhe specifike organeve qëndrore për vendimmarrje të rëndësishme politike të partisë.

2.Për një efektivitet më të mirë të strukturës së partisë, në statutin e ri propozohet:

- Zgjerim të funksioneve, përgjegjësive dhe kompetencave tyë kryetarit të Grupseksionit, ku ky i fundit pas zgjedhjes me "një anëtar një votë" të jetë automatikisht dhe anëtar i Kryesisë së Degës

-Kryesia e Degëve të Partisë të jetë mbi bazat e funksioneve

-Përfshirjen e performancës si kriter vlerësimi

-Rregullimin e institucionit "Kolegji i Kryetarëve", i përbërë nga kryetarët e Degëve shoqëruar me funksionet përkatëse.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ora-news-siguron-dokumentin-ja-si-propozohet-te-jete-statuti-i-ri-i-pd-se

Category

📺
TV

Recommended