Report TV - Vlorë, plumb në këmbë 51-vjeçarit, policia në kërkim të autorit

  • 6 years ago
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë të hënë në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës së naftës.

Arsen Arif Gerbi, 51 vjeç, është qëlluar në këmbë me një plumb pistolete, nga një person i paidentifikuar. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po heton për shkaqet e ngjarjes dhe identifikimin e arrestimin e autorit.

Recommended