• 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Hapet në Turqi shkolla e parë e mësimit në gjuhën shqipe. Ministrja e Arimit Lindita Nikolla u takua në Izmir të Turqisë me ministrin e Arsimit, Ismet Yilmaz, me të cilin mori pjesë në ceremoninë e fillimit të mësimit të gjuhës shqipe.

Pas takimit në qytezën Kemalpasha të Izmirit, dy ministrat vizituan lagjen Halibeyli, i populluar kryesisht me shqiptarë dhe boshnjakë. Ministri turk Yilmaz theksoi se Shqipëria dhe Turqia kanë të kaluar të përbashkët qindravjeçare dhe janë dy shtete mike dhe vëllazërore.

Sipas tij, edhe pse dy vendet nuk kanë kufi të përbashkët, lidhjet e forta historike bëjnë që dy vendet të ndihen si dy vende të përkushtuara për njëra tjetrën me historinë dhe kulturën e përbashkët.

Yilmaz tha se pas Shqipërisë, Turqia është vendi ku jetojnë më së shumti shqiptarë. Sipas tij nxënësit në këtë shkollë mund të zgjedhin lëndën e gjuhës shqipe dhe shtoi se lidhjet me popullin shqiptar do të forcohen tutje përmes fëmijëve.

"Ne duam të zhvillojmë bashkëpunimin në çdo fushë mes dy shteteve. Distanca mes Shqipërisë dhe Turqisë nuk është pengesë për vëllazërinë mes dy vendeve. Uroj që lënda zgjedhore e gjuhës shqipe të avancojë tutje miqësinë dhe vëllazërinë mes vendeve tona", tha Yilmaz

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/hapet-ne-turqi-shkolla-e-pare-e-mesimit-ne-gjuhen-shqipe-ne-ceremoni-edhe-nikolla

Category

📺
TV

Recommended