Report TV - Denoncimi i PD, Vokshi: Ministria e Arsimit po mbledh të dhëna personale për zgjedhjet

  • 6 years ago
TIRANE-Deputetja e PD, Albana Vokshi përmes një deklarate për mediat ka akuzuar Ministrinë e Arsimit se po mbledh të dhënat personale të prindërve përmes nxënësve për t?i përdorur për zgjedhjet e ardhshme lokale të 2019. Vokshi tha se formulari i shpërndarë me urdhër të Lindita Nikollës nëpër shkolla është antikushtetues.

PD denoncon këtë akt antikushtetues pasi u njoh me shqetësimin e prindërve. Mësuesve u është kërkuar nga ministrja e Arsimit që të marrin sa më shpejt të gjitha të dhënat personale të prindërve për të plotësuar formularin e shpërndarë nga kryeministria; kartën e identiteti, e-mailet, të dhënat personale të prindërve. Ne dyshojmë se ato të dhëna do të përdoren në zgjedhje. Në e-mailin e MAS, kërkohej brenda datës 10 maj formulari të jetë i plotësuar

Albana Vokshi

Recommended