• 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në inaugurimin e Bulevardit të Ri të Tiranës, duke theksuar se me ritmin e punimeve përpara se në krye të Bashkisë të vinte Erion Veliaj, do të duheshin 60 vite.

Rama: Më vjen shumë mirë që jemi në një kantier për të dëshmuar vijimin e një pune të madhe dhe të vështirë, e cila deri pak kohë më parë dukej e pamundur. Faktikisht sot ne jemi një hap tjetër më pranë përfundimit të këtij projekti strategjik për qytetin. Dhe ashtu sikundër e theksuan, jemi në kushtet kur jo vetëm një plage të madhe të qytetit, tanimë e kemi kuruar, por në vend të asaj plage, gjithë zona e lumit dhe pranë lumit kemi një park, i cili është në dispozicion të fëmijëve dhe i shtohet përmasës së gjelbër të qytetit.

Sikur ky bulevard të ndërtohej me ritmet që përcaktuan ecurinë e tij katër vitet përpara zgjedhjes së Erionit në krye të Bashkisë, do të duhej 60 vjet për të arritur këtu dhe mbase edhe 30 vjet për të shkuar ku faktikisht do të shkojmë në fund të vitit të ardhshëm.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/perurohet-bulevardi-i-ri-rama-me-bashen-do-te-duhej-60-vjet-ta-bere

Category

📺
TV

Recommended