Ora News - Lezhë, fëmijët me aftësi ndryshe gatuajnë me shefat e kuzhinës dhe artistët

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Fëmijët me aftësi ndryshe të Qendrës së Zhvillimit Ditor në Lezhë kaluan një ditë të veçantë në kuzhinën Alfred Markut, një prej shefave më të njohur të zonës. Ai u bë bashkë me disa prej zërave më të njohur të muzikës shqiptare për tu dhënë mesazhin e barazisë dhe të mbështetjes përballë sfidave me të cilat ata përballen çdo ditë. Poeti Jorgo Papingji zbuloi se së shpejti do ti kushtojë një këngë këtyre fëmijve.

Një ditë ndryshe për fëmijët me aftësi ndryshe të Lezhës. Shefi i njohur, Alfred Marku i bëri fëmijës e Qendrës së Zhvillimit Ditor pjesë të kuzhinës së tij.

Bashkë me kuzhinierët e rinj të shkollës prfesionale, fëmijët gatuan vetë drekën.

Kuzhina është vendi ku çdo njeri ndjehet i barabartë, ndaj për shef Markun edhe këta femijë ishin kuzhiniere.

Alfred Marku: "Ushqimi është ai që të barazon dhe kjo ishte me të vërtetë diçka e mrekullueshme. Sepse sot nuk mund ti dalloje, ishin të gjithë të barabartë."

Artistët e muzikës shqiptare Jorgo Papingji, Luan Zhegu dhe Devis Xherahu ishin surpriza e mbërritur në Lezhë enkas për këta femijë.

Luan Zhegu: "Ndjesinë më të veçantë e ndjej këtu mes jush."

Devis Xherahu: "Sa herë të kem mundësi, të vihem përpara asaj se çfarë do marr ekonomikisht dhe çfarë do jap shpirtërisht, unë do të zgjdhje këtë publik ku dua të jap shpirtërisht."

Ata e përjetuan emocionalisht këtë moment duke përcjellë edhe mesazhe, ndërsa autori i këngëve Jorgo Papingji tha se shumë shpejt do të realizojë një këngë enkas për ta.

Jorgo Papingji: "Shumë shpejt do të jeni pjesë e një krijimtarie të re nga ky rreth që jemi këtu, nga këngëtarët, nga unë që shkruaj dhe nga kompozitorët tanë."

Pjesëmarrja e fëmijëve me aftësi ndryshe në kuzhinën e Alfred Markut është bërë një traditë në Lezhë, e kjo per tu dhënë këtyre fëmijëve një ditë të veçantë që të ndjehen të veçantë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/lezhe-femijet-me-aftesi-ndryshe-gatuajne-me-shefat-e-kuzhines-dhe-artistet

Recommended