Elbasan, merrnin para nga studentët, dalin para gjykatës Dekani dhe 2 pedagoget

  • 6 years ago
Pedagogët e Universitetit të Elbasanit të arrestuar për korrupsion, pasi iu merrnin para studentëve në këmbim të notave kaluese, kanë dalë sot përpara Gjykatës ku do të njihen me masën e sigurisë.

Dy ditë më parë në prangat e policisë dekani i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin ?Aleksandër Xhuvani?, Albert Riska si dhe dy pedagoget Elvira Lumi dhe Erjola Calja. Krahas tyre u arrestuan edhe dy sekserët Petrit Kodra e Admirim Kala si dhe dy studentët Adem Ngjela e Marius Calja.

Gjykata do vendosë masën e sigurisë për shtatë të arrestuarit. Personat e arrestuar në bashkëpunim me njeri-tjetrin dyshohet se në kohë të ndryshme duke shpërdoruar funksionin publik kanë kërkuar dhe ushtruar ndikim të paligjshëm në rolin e sekserit dhe pedagogut në Universitetin ?Aleksandër Xhuvani? Elbasan për marrjen e notave kaluese nga studentet gjatë sezoneve të provimeve. Aksioni në fjalë vjen në prag të sezonit të provimeve. Ndërkohë mësohet se organi i akuzës vijon hetimet për evidentimin e veprimtarisë kriminale edhe ndaj persona të tjerë.

Burime kofidenciale bëjnë me dije se Shefja e Departamentit të gazetarisë Elvira Lumi pas arrestit ka pësuar gjendje shoku e lidhur kjo me sëmundjen e hershme për të cilën merrte edhe mjekim. Seanca do të zhvillohet me dyer të mbyllura, pasi kjo ka qenë kërkesa e të akuzuarve.

Recommended