Report TV - Kryeprokurorja e Krimeve të Rënda Donika Prela mbërrin në zyrë

  • 6 years ago
TIRANE-Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela, e cila ka vetëm pak ditë që është emëruar në këtë detyrë në vendin e Besim Hajdarmatajt ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kreun e policisë për Krimet e Rënda Eduard Merkaj, njofton gazetari i Report Tv Arsen Rusta. Takimi nisi rreth orës 12:30 minuta dhe përfundoi një orë më pas.

Burime për Report Tv pohuan se pjesë e diskutimeve ishin zhvillimet e fundit hetimore në lidhje me dosjen 'Habilaj' ku po hetohet edhe Saimir Tahiri dhe dosjen e ish kryeprokurorit Adriatik Llalla, e cila u transferua nga Durrësi te Krimet e Rënda në Tiranë.

Hetimi për Llallën është regjistruar për ?Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurise, interesave private të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për për deklarim?, ?Mosdeklarimit të shumave të të hollave ne kufi?, ?Pastrimit të produkteve të veprës penale? dhe ?Shpërdorimit të detyrës?.

Category

📺
TV

Recommended