Report TV - I del pronari, mbetet pa qendër shëndetësore fshati Prekal në Shkodër

  • 6 years ago
Fshati Prekal i njësisë asministrative Postribë në Shkodër ka mbetur në mëshirë të fatit, pasi qendra shëndetësorë që kishin rezultoi pronë private dhe pas gjyqeve të shumta objekti iu dorëzua pronarit të saj. Rreth 150 banorë të këtij fshati kanë mbetur pa marrë asnjë shërbim shëndetsor.

Në raste emergjence i vetmi person ku mund të mbështeten është infermierja e zonës e cila ju vjen në ndihmë. Shqetësimin për këtë problem e ngre kryeplaku i fshatit Marash Pjetra, i cili shprehet se dikush duhet t'i ndihmoje këta banorë pasi bëhet fjalë për një problem jetik.

Category

📺
TV

Recommended