'Babalja', ministri i Brendshëm i Kosovës: Kërkoi azil politik, po kryejmë të gjitha procedurat

  • 6 years ago
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bejtush Gashi, ka deklaruar se bashkëpunëtori ?X? i PD, Albert Veliu i njohur si ?Babale?, ka kërkuar azil politik në vendin fqinj. Pak ditë më parë, Report Tv zbuloi ekskluzivisht se dëshmitari 'X' i PD kishte kërkuar azil politik në Kosovë, pas arrestimit nga policia e Prishtinës.

Ministri Gashi ka theksuar se Kosova po kryen të gjitha procedurat përkatëse për kërkesën e ?Babales?. Sipas tij, Kosova është e detyruar të zbatojë Konventën Ndërkombëtare. Dy ditë më parë, Kosova kërkoi të dhëna për çështjen dhe për sigurinë e Albert Veliut, ndërsa ministri bën me dije se çështja do trajtohet në bazë të Konventës Ndërkombëtare.

Recommended