Report Tv - Lezhë, tregtarët ambulant protestë para bashkisë

  • 6 years ago
Disa dhjetëra shitës ambulant të Shëngjinit janë dyndur pranë dyerve të bashkisë Lezhë, pasi kjo e fundit nuk po i lejon të ushtrojnë aktivitetin e tyre.

Sipas tregtarëve, kemi rreth një muaj që kërkojmë takim me kryetarin për të na dhënë zgjidhje. Sipas tyre e gjithë administrata po i sorollat me premtime boshe, ata shprehen se kanë paguar çdo taksë që i është kërkuar.

Pas tensionimit të situatës, duke parë edhe praninë e medieve në krah të qytetarëve, u shfaq edhe kreu i bashkisë, Fran Frrokaj, i cili u premtoi se kjo problematikë do marri zgjidhje deri këtë të shtunë për banorët e bashkisë Lezhë, ndërsa për ato që vijnë nga rrethet u tha ti drejtohen 'Lali Erit".

Recommended