Ora News - "Historia e vajzës së humbur", “Pegi” sjell librin e fundit të Sagës Napolitane

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?Historia e vajzës së humbur?, është libri i fundit që përmbyll sagën e famshme napolitane të autores italiane Elena Ferrante.

Dy mikeshat gjeniale, Lina dhe Elena tashmë të rritura, mbartin me vete plot ngjarje. Ato takohen, përplasen, ndahen dhe gjenden sërish. Kryerdaktorja e Botimeve Pegi, shuan me disa detaje kureshtjen e lexuesve.

Aida Baro: Vajzat tashmë janë të rritura, Lina dhe Elena kanë arritur njëfarë suksesi secila sipas mënyrës së saj. Lila mendohet se tashmë është bërë një nga ato gratë e forta të lagjes, ndërsa Elena një grua intelektuale e shquar.

Por jo vetëm mikeshat Gjeniale, por edhe Ferrante vjen më e pjekur në këtë vëllim të katërt, duke shkruar pa dorashka për femrën, të vertëten dhe vrazhdësinë e jetës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/historia-e-vajzes-se-humbur-pegi-sjell-librin-e-fundit-te-sages-napolitane

Recommended