Ulja e temperaturave nuk tremb pushuesit

  • 6 years ago
Temperaturat u ulën ndjeshëm pas shirave të ditëve të fundit. Por pushuesit e ardhur nuk e braktisën plazhin e Shëngjinit duke e shfrytëzuar këtë të dielë.

Edhe pse mot i freskët edhe me erë, pushuesit thonë se po shijojnë orët me diell dhe kushtet që ofron bregdeti i Shëngjinit.

Plazhi i Shëngjinit është një nga më të preferuarit e zonave përreth dhe kryesisht pushuesve kosovarë të cilët e mbipopullojnë kryesisht gjatë fundjavave këtë muaj Qershori, i cili ka qenë me mot të paqëndrueshëm.

Tv Klan

Recommended