Ora News- Siguria rrugore, do të ketë patrullime të përbashkëta Shqipëri-Kosovë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mbërritja e qindra mijëra turistëve nga Kosova në Shqipëri për sezonin e pushimeve të verës, ka bërë që policitë e 2 shteteve të firmosin një memorandum bashkëpunimi për shërbime të përbashkëta me qëllim ritjen e masave të sigurisë. Memorandumi u nënshkrua nga Drejtori Ardi Veliu dhe homologu nga Kosova, Naim Rexha.

Për të menaxhuar fluksin e pushuesve nga Kosova dhe për t?u garantuar atyre pushime të sigurta, policia shqiptare nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me palën kosovare. Memorandumi synon uljen e numrit të aksidenteve rrugore dhe krijimin e një mjedisi më të sigurtë për vizitorët.

Nga Lezha, Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dha detaje nga kjo marrëveshje.

Veliu: Shërbimi policor i Kosovës do të jetë prezent së bashku me shërbimet e Policisë së Shtetit për sigurimin e akseve rrugore, njëkohësisht edhe disa zonave turistike të cilat frekuentohen masivisht nga shtetasit kosovar. Kjo është një përvojë, e cila tashmë ka disa vite dhe është një përvojë shumë e mirë në drejtim të shkëmbimit qoftë të eksperiencave, por njëkohësisht edhe të parandalimit të aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në Shqipëri.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/siguria-rrugore-do-te-kete-patrullime-te-perbashketa-shqiperi-kosov

Recommended