• 6 years ago
Ata janë dy artisë mjaft të njohur, që gjithmonë i kanë dhuruar emocione dhe mjaft këngë të bukura publikut.
Nuk ndahen asnjëherë nga njëri-tjetri, madje duket që sapo ke thënë emrin e njërit, aty është edhe tjetri. Ata janë vëllezirit korçar, Endri Prifti dhe Stefi Prifti që këtë herë kanë ardhur me një këngë të re dedikuar emigrantëve.
Të ftuar në studion e ?Rudina? në Tv Klan këngëtarët rrëfyen se ky krijim erdhi si frymëzim nga udhëtimet e shpeshta që ata kanë bërë nëpër botë. Gjatë emisionit ata po ashtu treguan edhe jetën e tyre si emigrantë në Greqi ku kanë jetuar për 10 vite.
?Kjo këngë është e vërteta e shumë emigrantëve dhe teksti është për emigrantët të cilët janë bërë dikushi tani. Është një këngë malli që tregon arritjet e shqiptarëve. Është jeta reale që jeton çdo emigrant. Ajo këngë është në njëfarë mënyre edhe jeta jonë. Kur punonim në Greqi gjenim ç?lodhje poshtë ndonjë hije peme apo ndonjë zetori?, Endri.
Stefi Prifti po ashtu foli edhe për fillimet në muzikë dhe kujtoi interpretimin e tyre të parë.
?Edhe ne vetë kemi jetuar për gati 10 vjet në Greqi. 6 muajt e para kemi bërë punë nga më të vështirat. Unë kam shkuar pas Endrit dhe nuk u mundova shumë. Në muajin e 6-të të qëndrimit në Greqi një nga kushërirat tona kishte fejesën dhe aty kemi interpretuar për herë të parë, u bë nami aty atë natë. Kur shkuam në shtëpi për të fjetur vjen ai greku që na kishte marrë në punë, i cili na kishte dëgjuar gjatë gjithë natës të interpretonim tek fejesa, ?Andrea më fal? i tha Endrit. Atë ditë ai nuk donte të punonte me ne, ?Ju jeni artistë na thoshte??, tregoi Stefi.

Category

📺
TV

Recommended