Lulzim Basha reagon për foton e Ballës: “Nuk më kujtohet” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pa luftuar krimin, trafikun e drogës dhe korrupsionin, Shqipëria nuk do të nisë negociatat me Bashkimin Europian. I bindur në qëndrimin e tij, kryetari demokrat Basha, thotë se është kryeministri Rama që po mban peng integrimin e vendit, pasi është i lidhur kokë e këmbë me krimin.



Lulzim Basha: ?Pa luftuar krimin e drogën, pa larguar politikanët e lidhur me krimin e të korruptuar nuk hapen negociatat. Sa i hapën në viti 2016 dhe 2018, do hapen edhe në 2019. Sa të kemi Tahirin që e mbron Rama, Xhafaj dhe Ballën garantues parave të pista dhe Edi Ramën që sundon mbi këtë perandori të krimit, që lejon Shqipërinë në perandori të drogës që ndërtohen kulla, nuk hapen negociatat?.



Kreu i PD-së ka paralajmëruar se opozita do të kundërshtojë miratimin në Kuvend të p/ligjit për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.



?Ne do të kundërshtojmë në çdo instancë projektligjin. Do i kërkojmë Presidentit të Republikës të mos bëhet pjesë e kësaj grabitjeje e t?i vendosë veton. Do t?i bëjmë presion faktorit ndërkombëtar?



I pyetur mbi fotografinë e publikuar nga kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, ku shfaqej me vëllain e të kërkuarit për 3.4 milionë euro, Alfred Vladit, Basha nuk kujton se kur është takuar me të.



?Nuk e mbaj mend dhe as më ka prezantuar njeri me atë person. Nëse është ai, ta marrin ta arrestojnë tani. Nuk e mbaj mend pse ndodhej në zyrën tim, unë takoj me mijëra njerëz. Personi në fjalë nuk më thotë asgjë, më duket se ishte për fushatë në Dibër, por tregon se Balla është kapobanda. Balla është garantuesi i kalimit të parave të bandës së Elbasanit?.



Ndërkohë në një reagim në Facebook, kreu grupit parlamentar socialist Taulant Balla, tha se foto është depozituar pranë prokurorisë. Sipas tij, Basha jo vetëm që është i lidhur ngushtë me vëllain e njërit prej personave në kërkim nga Policia, por ai duhet të sqarojë nëse ka njohje me të dhe a ka përfituar PD mbështetje financiare prej tyre.

Recommended