Ora News- Ndotje masive e bregdetit të Kunes në Shëngjin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në pikun e sezonit turistik, bregdeti i Shëngjinit të ofron këtë pamje.Prej ditesh vija bregdetare në Kune-Vain është ndotur masivisht.Situata e krijuar ka sjellë largim të pushuesve nga kjo zonë turistike.

Banorë të zonës thonë se ndotja ka ardhur nga hapja e një kanali që bashkon lagunën me detin, ndërsa e konsiderojnë situaten e krijuar si mjaft problematike.

Sipas Specialistit të Mjedisit, Jak Gjini, ndotja ka ardhur nga reshjet e shiut të cilët kanë sjellë sasi mëdha ujerash të zeza dhe mbetjesh në lagunë, që më pas kanë përfundur në det.

Administratori i Shëngjinit Gjok Caci, thotë se po punohet për pastrimin e zonës së ndotur, ndërsa garanton se një situatë e tillë nuk do përsëritet më.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ndotje-masive-e-bregdetit-te-kunes-ne-shengjin

Recommended