Debati për Teatrin/ Basha: Nuk do lejojmë kalimin e ligjit për shembjen e teatrit

  • 6 years ago
E ndërsa aktorët dhe bashkia e Tiranës arritën marrëveshjen për të negociuar për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar mbi rrënojat e të vjetrit, Partia Demokratike e kundërshton. Kryetari i PD, Basha pasditen e sotme nga Teatri Kombëtar i shoqëruar nga simpatizantë të opozitës u shpreh se nesër në parlament do të kundërshtohet miratimi i projektligjit. Lideri i PD, foli me tone lufte, ndërsa ftoi qytetarët që nesër të protestojnë jashtë Kuvendit, pasi brenda në sallë tha ai do të bëjë qëndresë opozita kundër ligjit. I ndërgjegjshëm se ligjit nesër mund të kalojë, pasi shumica i ka votat, Basha tha se do i bëjnë presion presidentit për të mos e dekretuar, ndërsa u bëri thirrje ndërkombëtarëve për të reaguar. Ai e mbylli fjalën e tij jashtë ambienteve të Teatrit duke thënë se ?do të jemi këtu me trupat tanë për ta mbrojtur në cdo formë?.

Si qytetar jam në krahun tuaj në këtë betejë esenciale për kulturën shqiptare. Shkatërrimi i kësaj pjese është një shkatërrim i kulturës dhe historisë. Regjimi nuk duhet të na kompleksojë. Fjala idiot në greqishten e lashtë përshkruante njerëzit që nuk kujdesen për fatin e qytetit. Rama ka 20 vite që do ta tjetërsojë këtë truall, nuk ia ka dalë, edhe për qëndresën e disa socialistëve si Pandeli Majko. Por sot ai ka në dorë edhe arrën edhe gurin. Ky është projekti i grabitjes, mbi 200 mln euro fitim nga kullat. Nëse qëndrojmë dhe rezistojmë dhe nesër ka një gjykatë kushtetuese funksionale ky ligj përfundon në kosh. I them Ramës që të heqë dorë dhe të tërhiqet sa nuk është vonë. Ligjet të tilla janë shpallje lufte dhe ne do të dimë të përgjigjemi nesër brenda sallës, iu bëj thirrje socialistëve që nuk kanë ngrënë në sofrën e krimit, ti bashkohen protestës. Do të bëjmë gjithçka që ligji nesër të mos kalojë. Ne pas kësaj do i bëjmë presion Presidentit që të mos e dekretojë, i bëj thirrje ndërkombëtarëve që të mos mbyllin sytë dhe të gjithë këto nuk mjaftojnë do të jemi këtu me trupat tanë për ta mbrojtur në cdo formë. Kjo arenë nuk është në lartësinë e duhur, bashkë me ndjesën që nuk kemi bërë më shumë, duhet të kishim bërë më shumë. Dua tu premtoj që ne në planin tonë, parashikojmë një tjetër mënyrë për artin dhe kulturën dhe për autonominë në duart e tyre. Vendimmarrja do të decentralizohet. Premtimi i dytë është që; kjo pjesë e pazëvendësueshme e kulturës shqiptare do të vijë në parametrat e lavdishme, por së pari vjen lufta dhe beteja. Ose do e humbim këtë betejë, ose do ta fitojmë për t?u treguar të gjithëve që nuk e ulim kokën. Do të na keni në krah. Nesër ne brenda në sallë do të bëjmë punën tonë, ju jashtë tuajën.

Lulzim Basha

Recommended