Hahn: Nuk levizin kufijte Shqiperi-Greqi

  • 6 years ago
Deklarata e tij për marrëveshjen mes Shqipërisë e Greqisë u keqkuptua. Johannes Hahn thotë se nuk ka folur për ndryshim kufijsh me Shqipërinë, por kërkon se marrëveshja duhet mbyllur pa vonesë.

"BE nuk do të pranojë asnjë shtet që ka konflikte të pazgjidhura me vendet fqinje, kjo ka përshpejtuar negociatat në disa vende, si në rastin e zgjidhjes së çështjes së emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë apo raste të tjera. Shqipëria është në negociata me Greqinë. Kjo ndodh në nivelin bilateral pa ndërmjetësimin tonë. Më vjen keq që një fjalë ose një tjetër është keqintepretuar, sepse bëhet  fjalë thjesht për sqarimi lidhur me vijën kufitare. As më shumë as më pak. Nuk është diçka e madhe dhe besoj, që për çështje javësh, e gjitha kjo do të bëhet".

Recommended