Ora News - Policë italianë patrullim në zonat turistike shqiptare

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Këtë verë në bregdetin shqiptar nuk do të shihni vetëm më shumë pushues italianë por për herë të parë edhe 6 policë nga vendi fqinj. Numri i lartë i pushuesve italianë gjithnjë e në rritje në bregdetin shqiptar ka sjellë edhe nevojën e policisë italiane për të patrulluar në tre qytete kryesore bregdetare, Durrës, Vlorë, Sarandë. të gjithë ata italainë që do pushojnë në këto tre qytete për herë të parë do të ketë mundësi që për çdo problematikë apo nevojë t?u vijnë në ndihmë 6 efektivë të vendit të tyre.

Sipas kësaj marrëveshje të dakordësuar mes Ministrisë së Brendshme Shqiptare dhe asaj italiane, 6 policët do të patrullojnë në këto zona nga data 16 korrik deri me 31 gusht dhe efektivët do të ndryshohen çdo 15 ditë. Mësohet se efektivët nuk kanë të drejtë ndërhyrje dhe as nuk do të jenë të armatosur

Efektivët italianë do të kryejnë patrullime në këmbë, të veshur me uniformë dhe do t?i vijnë në ndihmë policisë shqiptare për të lehtësuar kontaktet e turistëve italianë me autoritetet shqiptare si dhe me përfaqësitë diplomatike e konsullore në vend.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/police-italiane-patrullim-ne-zonat-turistike-shqiptare

Category

📺
TV

Recommended