Policët Bashkiakë i bashkohen thirrjes për gjak, Veliaj: Bashkia e para në çdo iniciativë fisnike

  • 6 years ago
Thirrjes së Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për të dhuruar gjak iu bashkuan edhe punonjësit e Policisë Bashkiake të Tiranës.

Disa dhjetëra efektivë vendosën të japin një kontribut për të gjithë ata persona që kanë nevojë për gjak. Nisma e tyre u përshëndet edhe nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili theksoi se Bashkia e Tiranës është gjithmonë e para në çdo iniciativë fisnike.

Jam shumë krenar për të gjithë kolegët e Policisë Bashkiake. Këta punonjës bëjnë një nga punët më të vështira, më delikate, që kërkon shumë nerva e durim. Për një institucion, i cili është kaq shumë në vëmendje të publikut, besoj se dhurimi i gjakut për fëmijët talasemikë është prova më e sinqertë e këtij angazhimi.

Erion Veliaj
Më tej Veliaj, kërkoi që shembulli i Bashkisë së Tiranës të ndiqet edhe nga bashkitë e tjera në vend.

E shfrytëzoj këtë mundësi t?i bëj thirrje jo vetëm policëve bashkiakë dhe bashkive të tjera, por çdo institucioni jashtë Tiranës, që të trokasë në derën e Kryqit të Kuq. Ndaj, i bëj thirrje qytetarëve që t?i bashkohen aleancës së shpallur nga Presidenti për dhurimin e gjakut, sepse është ndoshta mundësia më e mirë se si dhjetë minuta dhe disa mililitra gjak, mund të shpëtojnë jetën e një njeriu, që nesër mund të ndryshojë realitetin në këtë vend.

Erion Veliaj
Ndërsa kryeinspektori i Policisë Bashkiake së Tiranës, Ermal Kapllani, shprehu vullnetin e punonjësve të këtij institucioni për të dhuruar gjak dhe u ardhur në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë.

Jemi shumë të lumtur për kontributin që po japim në ndihmë të fëmijëve në nevojë.

Ermal Kapllani

Recommended