Konflikti për guroren në Vlorë, pas përplasjes para gjykatës, biznesmenit Salla i digjen dy fadroma

  • 6 years ago
Dy mjete fadroma dhe kabina ku rrinte roja janë djegur dy ditë më parë në një nga guroret në fshatin Lepenicë të bashkisë së Selenicës. Mjetet që u dogjën janë në pronësi të biznesmenit Ylli Salla, që shfrytëzon guroren. Ngjarja u regjistrua dy ditë pas përplasjes jashtë sallës së gjykatës në Vlorë të biznesmenit Salla me ish-ortakun Vendim Durmishaj për rrugën që të dërgon në gurore. Sipas burimeve nga policia janë pyetur punëtorët dhe konkurrentët e Sallës, por të gjitha kanë deklaruar se nuk e kanë parë ngjarjen dhe nuk kanë dijeni. Aktualisht dosja ka kaluar në prokurori.

Ndërkohë që biznesmeni Salla tregon për Report Tv si nisi konflikti. Ai thotë se në korrik 2015 u bë tenderi për guroren në Lepenicë Vlorë. Pasi e ka fituar tenderin në mars vitin 2016, ai thotë se ka paguar detyrimet në bashkinë e Selenicës. Por në të njëjtën kohë është ngjitur me këtë gurore operon dhe një tjetër, ndërsa Salla shprehet se i kanë thënë që je i huaj e nuk do kalosh në këtë rrugë. Që në atë kohë ka nisur konflikti dhe që përfundoi në gjykatë. Gjykata e Apelit i dha atij të drejtën e kalimit në rrugë.

Recommended