Ora News - Zbulohen varre prehistorike gjatë gërmimeve për TAP në Korçë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rreth 800 varre masive që i përkasin periudhës nga shekulli 11-10 Paralindjes së Krishtit deri në periudhën otomane janë zbuluar gjatë gërmimeve të gazsjellësit TAP në zonën e Korçës.

Inxhinierët, arkeologët duke vijuar punimet për shtrirjen e projektit të gazsjellësit kanë konstatuar këto gjete; eshtra të cilat do të jenë pjesë e studimeve të mëtejshme si dëshmi e trashëgimisë kulturore. Gërmimet vijoj dhe grup i ekspertëve është në terren ndërsa arkeologu Gjergj Vinjahu ndau për Ora News datimet varreve të gjetura dhe kohës të cilës ato i përkasin.

Vinjahu: Në km 40 të gazsjellësit u has në disa gjurmë arkeologjike. Përreth një vit u gërmua hapësira ku u zbuluan mbi 800 varre. Është një sit shumë interesant. Përdorimi më i hershëm i sitit i përket periudhës neolitike, pra rreth shekullit 11-10 para Krishtit. Më pas kemi një varrezë tjetër e periudhës romake dhe vazhdojmë më pas me varre të mesjetës së hershme dhe më pas të shekullit 18 që i përket periudhës osmane.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/zbulohen-varre-prehistorike-gjate-germimeve-tap-ne-korce

Category

📺
TV

Recommended