Mustafa: Duam bashkim me Kosovën, ideja e Thaçit, e vonuar - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Politika në Luginën e Preshevës nuk është kundër qëndrimit të fundit të Hashim Thacit për një bashkim të mundshëm të këtyre territoreve me Kosovën.



Në një interviste dhënë për Vizion Plus, Kryetari i Partisë Demokratike shqiptare ne Luginëb e Presheves Ragmi Mustafa, njëkohësisht ish  kryetar I komunës së Presheves, madje thotë se ky propozim është I vonuar. Mustafa pohon se kështu do të rivihej ne vend një gabim i madh historik i lënies jashtë trojeve etnike të shumë shqiptareve në Serbi, Maqedoni e Mal të Zi.



 Megjithatë duket se edhe faktori politik shqiptar në Luginën e Preshevës nuk është tërësisht e unifikuar kur vjen puna për një cështje kaq të rëndësisshme, edhe pse Ragmi Mustafa thotë se kjo gjë nuk do ta ndalë dëshirën dhe vullnetin e shqiptarëve të Serbisë për tiu bashkuar Kosovës.



Drejtuesi i Partisë Demokratike shqiptare në Luginë thotë se nuk do të ishte aspak çudi apo dramë e madhe nëse Kosova do të sakrifikonte edhe Mitrovicën për të pasur në gjirin e vet Preshevën.



Deklarata e Thaçit për korigjim të kufijve ka shkaktuar debate të shumta ne mjedisin politik të Kosovës.



Megjithate kreu i shtetit duke i vendosur per ta cuar propozimin ne tryezen e dialogut me Beogradin.

Recommended