Misteri i vetevrasjes se 47-vjecares

  • 6 years ago
Një ditë pas ngjarjes së rëndë ku Merita Hajdari u gjet e vdekur me një plumb në kokë, policia e Durrësit ka arrestuar bashkëshortin e 47-vjeçares.

Sherif Hajdari, me detyrë efektiv policie në Portin e Durrësit, dyshohet se ka shtyrë bashkëshorten drejt një akti të tillë.  Çifti kishte debatuar ashpër mesditën e së hënës në banesën e tyre në lagjen numër 7.

Më pas në rrethana ende të paqarta u raportua se 47-vjeçarja ishte vetëvrarë me armën e bashkëshorit. Ajo u dërgua në spital ku u konstatua se kishte një plumb në kokë. Sherif Hajdari u tha hetuesve se gruaja i kishte marrë armën dhe ishte vetëqëlluar pas debatit që kishin patur.

Vetë efektivi nuk ka dhënë shumë detaje mbi motivin e konfliktit,  por ka pohuar se kohët e fundit marrëdhënia mes  tyre ishte mjaft e tensionuar. Ishte ai që lajmëroi sallën operative të policisë për krimin në familje. Megjithatë grupi hetimor nuk e përjashton as pistën e vrasjes dhe për këtë është duke marrë në pyetje familjarë dhe të afërm të çiftit.

Recommended