Ora News - Polici i aksidentuar në krye të detyrës kërkon drejtësi

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Polici i aksidentuar në krye të detyrë në qytetin e Kuçovës dy javë më parë bën apel për drejtësi. Jonuz Vrapi tregon se ngjarja ka ndodhur gjatë kohës që ishte duke patrrulluar në rrugët e qytetit me kolegun e tij.

Pasi kanë parë një konflikt ata kanë ndërhyrë dhe i kanë kërkuar 37-vjeçarit Ylli Luka autorit të aksidentit të mos ecte me shpejtësi në këtë zonë të banuar. Por autori është futur në makinë duke xhiruar të katra gomat e ka goditur atë.

Vrapi: Ai bëri manovra me frenat e dorës kur unë isha rreth një metër larg tij dhe has prapa mjetit. Pra unë isha anash mjetit Unë isha në krahun e tij, pra të shoferit dhe u mundova ta ndaloja, por ai nisi të xhironte me të katra gomat dhe duke manovruar mjetin majtas-djathtas më godet.

Efektivi i Policisë në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Berat,Jonuz Vrapi shprehet,se goditja ndaj tij ishte e qëllimshme dhe se të gjitha veprimet që bërëi atë natë 37-vjeçari Ylli Luka ishin me vetëdije e të qëllimshme.

Vrapi: Nuk më ka pyetur asnjëri nga organet e drejtësisë në lidhje me këtë problem. Se çfarë kanë bërë ata unë nuk di gjë. Të gjitha fjalët që unë shpreh janë të vërteta dhe mbaj përgjegjësi për të gjitha këto që po them. Kërkoj nga organet e drejtësisë të zbardhet e vërteta ashtu siç është. Të gjithë të marrin ndëshkimin që meriton.

Prej 15 ditësh Jonuz Vrapi dergjet në shtrat,pa asnjë mundësi për të lëvizur pasi ka pësuar thyerje në të dyja këmbët. Vrapi e cilëson 37-vjeçarin Ylli Luka,nga fshati ?Nikël? i Krujës,një njeri problematik dhe tregon se ai e ka arrestuar më parë. Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin e Kuçovës, mbrëmjen e 28 korrikut, edhe pse Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat kërkoi për 37-vjeçarin Ylli Luka masën e sigurisë ?arrest me burg? për këtë ngjarje, gjyqtari i Gjykatës së Shkallës së Parë të Beratit, Durim Hasa e ka lënë të lirë autorin 3-ditë pas ngjarjes, duke dhënë për të masën e sigurisë ?detyrim paraqitje? dhe duke e cilësuar ngjarjen ?aksidentale?.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/polici-i-aksidentuar-ne-krye-te-detyres-kerkon-drejtesi

Recommended