Report TV - Ekskluzive- E plotë/ Saga 14 vjeçare e familjes Mohammadi në kërkim të vajzës

  • 6 years ago
Somayeh Mohammady me origjinë iraniane ish banuese në Kanada është njëra prej 3.000 muxhahidinëve antarë të opozitës iraniane që mbërritën në Shqipëri, nga kampi Ashraf në Iran pas një marrëveshje të kryeministrit Rama me SHBA. Në verën e vitit 1997, ajo u largua nga Kanadaja dhe pasi udhëtoi në Shtetet e Bashkuara, mbërriti në qytetin Ashraf në Irak ku u vendos në kampin Ashraf. Atë kohë kjo lëvizje u krye me bekimin e babait të saj Mostafa Mohammadi gjë për të cilën ai më pas është penduar dhe nuk është ndalur asnjëherë për ta rikthyer Somayeh në gjirin e familjes.

Që prej Korrikut 2018 sëbashku me bashkëshorten Mahbube Hamza ata ndodhen në Tiranë për tu takuar me të bijën për të cilët thotë se po mbahet peng nga MEK. Ndërsa vetë MEK përmes disa reagimeve është shprehur se Mostafa Mohammadi është sjellë nga shërbimi sekret i Iranit për të diskredituar ata. Shqiptarja.com për momentin e ka të vështirë të vërtetojë vërtetësinë e këtyre akuzave të ndërsjellta mes babait të Somayeh Mohammady dhe MEK nga ana tjetër. Por duke bashkëpunuar me gazetarë kanadez njohës dhe raportues të kësaj cështje atje ku ka nisur kjo histori, do të publikojë një seri shkrimesh për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje e cila mbart dimensionin human të një familje e cila kërkon të takoj vajzën dhe nga ana tjetër të një organizate si MEK e cila me fanatizëm kërkon të mbaj fort pas vetes mbështetësit e vet, siç konsiderohet Someyeh.Emri i muxhahidines Somayeh Mohammady për herë të parë u mësua nga opinioni publik në fund të Qershorit kur në vendin tonë mbërritën prindërit Mostafa Mohammadi dhe nëna Mahbube Hamza. Kërkesa e tyre për tu takuar me të bijën ngjalli polemika të forta me organizatën MEK tashmë e stacionuar në kampin e Manzës. Sipas tyre Mostafa Mohammadi është një agjent i dërguar nga Irani kurse ai u përgjigj se MEK është duke i mbajtur peng të bijën.

Recommended