Çfarë po hanë shqiptarët, dietologia Kalleshi: Në këmbë për t’i thënë “Stop” makutërisë me tregjet

  • 6 years ago
Aksionet e fundit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, siguria ushqimore, çfarë po hanë sot shqiptarët, por edhe dietat pas sezonit veror, këto kanë qenë temat kryesore që dietologia Anila Kalleshi ka komentuar në studion e lajmeve në Report Tv. Kalleshi ka thënë se siguria ushqimore është në ditë alarmante në Shqipëri, pasi të gjitha produktet kryesore të shportës janë të pasigurta. Kalleshi ka renditur shkaqet dhe pasojat në shëndetin e njeriut, të shkaktuara direkt nga ushqimet e pakontrolluara. Kalleshi ka thënë se të gjithë duhet të bëhemi bashkë për të garantuar një ushqim më cilësor.

Intervista e plotë

Çfarë po ndodh me sigurinë ushqimore? Sa i rrezikshëm është ky miell që u sekuestrua sot, nëse do konsumohej nga qytetarët?

Ne jemi një popull që e kemi të lidhur ushqimin domosdoshmërisht me bukën, sidomos me miellin. Kuzhina jonë është e lidhur drejtpërdrejt me miellin. Kokrra e grurit përbëhet nga embrioni, endospori dhe lëvozhga. Çfarë ndodh me këtë miell? Në rastin kur mielli është i procesuar, ne humbasim vlera ushqyese. Nëse kemi një produkt të procesuar, përveç proteinës në vlera minimale, kemi mungesë totale të vitaminave. Mangësi të theksuar të këtyre elementëve, s?kemi vlera ushqyese, prandaj këmbëngulim që produkti të jetë i mirë. Problematika ka pafund, unë kam dëgjuar edhe për ardhje të miellit nga Kina. S?paska bukë integrale, por bukë e plotësuar, me miell të përzier. S?marrim vlerat që duhet të marrim. Ekziston një ligj shqiptar që ka lejuar që të futet me një % rreth 9%, për biskotat dhe makaronat. Dallimin e bën tregtari i ndershëm. Kanë furra buke që janë përgjegjëse, që bëjnë artikuj të mirë. Është në dorë të autoriteteve të kontrollit, që të kontrollojnë cilësinë.

Për t?u treguar vetë të kujdeshëm, si mund ta dallojë një qytetar një bukë të mirë nga një bukë me ngjyrues?

Në fakt, sot është goxha e vështirë. Më të sigurtë janë qytetarët që e blejnë vetë grurin. Në rastin kur e blejmë në dyqan, ajo na ofrohet në ngjyrë që mund të na gënjejë syrin, prandaj duhet autoriteti që e kontrollon.

Nëse një bukë prishet pa u konsumuar, çfarë tregon kjo gjë?

Për çdo produkt, ka një afat të caktuar. Buka duhet konsumuar jo e nxehtë, pasi mund të shfaqen element kancerogjen, shkakton akrilamide. Kur e konsumojmë brenda 5-6 orësh, dhe buka është e ftohtë jemi të mbrojtur.

Të ndalemi tek një shprehje ?buka të shëndosh?, është e vërtetë?

Unë jam autore e një libri ?Të jetosh pa grurë?, dhe iu jam referuar rasteve me intolerancë gluteni, që shumë njerëz e kanë nga gluteni, që gjendet tek gruri, pasi pas procesimit sjell këtë gjë. Ka njerëz që s?duhet të konsumojnë gjithë jetën produkte nga gruri, pasi sjell shumë probleme shëndetësore për ta. Kam njohur njerëz që s?konsumojnë dot kurrë këto produkte, por personat intolerant dhe alergjikë, duhet mos ta konsumojnë. Ata e zëvendësojnë vlerat ushqyese me produkte të tjera. Por për shëndetin, buka s?ka një sasi kalorie shumë të madhe. Buka është shoqëruese, varet nga çfarë e ha bu...

Recommended