Ora News - Nis faza e tretë, regjistrohen mbi 9 mijë maturantë në universitete

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Faza e tretë e regjistrimeve për në Universitet ka shtuar fluksin pranë Sekretarive mësimore. Fituesit kanë vetëm 48 orë kohë të dorëzojnë dokumentacionin përkatës.
Në ditën e parë pranë Sekretarive u paraqitën mbi 9 mijë maturantë. Në fakultetin e Historisë dhe Filologjisë programet e studimit si Gjuhë Letërsia, Gjeografia dhe Historia mbeten më të preferuarat.
Sabri Laçi, Dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë: Degët tradicionale historia, egjeografia, gjuhë letërsia kanë pasur ecurinë më të mirë. Në këto degë zgjidhin ata që e kanë të sigurtë që do të fitojnë.

Me ritme të ngadalta ka ecur regjistrimi në degët si Gazetari dhe Arkeologji.
Sabri Laçi, Dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë: Trendi ka qenë pak më i ngadalshëm, por kjo nuk na bën pesimist.

Nga 1280 kuota në Fakultetin e Ekonomisë janë bërë 410 regjistrime. Më e preferuara ka qenë dega e Financës.
Dhori Kule, Dekan i Fakultetit të Ekonomisë: Kjo si procedurë ka një panik të brendshëm dhe ky është një panik për universitet publike sepse në universitetet jopublike nuk e kanë panikun, ata që kanë aplikuar nuk ikin nga lista. Të jenë të sigurt që 850 pikë e sipër në Biznes u vjen radha.

Dekanët e dy prej fakulteteve të Universitetit të Tiranës, Sabri Laçi dhe Dhori Kule apelojnë për durim, pasi mundësitë për tu ulur në auditore janë të larta.

Madje ata theksojnë se mund të shtojnë kuotat, nëse kërkesat janë të mëdha.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/nis-faza-e-trete-regjistrohen-mbi-9-mije-maturante

Recommended